By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Kjo është fantastiko-shkencore, qelizat e mia sulmuan kancerin!’: Terapia revolucionare do të vijë së shpejti…
January 15, 2026
Vuçiç kritikon SHBA-në dhe Izraelin për Iranin, një shuplakë e re nga Trump po vjen!?
January 15, 2026
Bullgaria leshon viza për nomadët dixhitalë – kush mund të aplikojë dhe si duket procedura?
January 15, 2026
Dixhitalizimi i Mikpritjes: Si e Personalizon Përvojën e Klientit AV-mbi-IP?
January 15, 2026
Linjat ajrore më të sigurta në botë për vitin 2026, të zbuluara – nga ato me kosto të ulët deri te ato me shërbim të plotë
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE konfirmon se po punohet për heqjen e plotë të masave brenda disa javësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE konfirmon se po punohet për heqjen e plotë të masave brenda disa javësh
Lajme

BE konfirmon se po punohet për heqjen e plotë të masave brenda disa javësh

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 4:37 PM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE

Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme në strukturat e Brukselit.

 

Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Koopman, ka bërë të ditur se, së bashku me pjesën e masave që tashmë janë hequr, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro.

Aktualisht, sipas tij, po punohet në fazën e programimit dhe kontraktimit.

“Ndërmjet programimit dhe kontraktimit, ne, në mënyrë efektive, në javët e ardhshme do t’i kishim hequr të gjitha masat financiare. Kjo është pak a shumë ajo që ka thënë Presidentja jonë dhe ajo që po planifikojmë të bëjmë tani, si dhe ajo që ne në të vërtetë po bëjmë në praktikë”, tha Jan Koopman.

Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim ka folur në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Situata e Kosovës në kontekstin e Planit të Rritjes, sipas tij, është relativisht e thjeshtë. Mjetet financiare do të lirohen sapo marrëveshjet përkatëse të ratifikohen – një proces që deri më tani ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.

“Tani kjo është diçka që shpresojmë se do të përfundojë së shpejti. Pas zgjedhjeve në dhjetor, presim formimin e shpejtë të qeverisë. Më pas, autoritetet mund ta finalizojnë këtë dokumentacion, i cili është thelbësor për mbrojtjen e buxhetit të BE-së dhe interesave të taksapaguesve evropianë. Pas kësaj, do të jemi në gjendje të ecim shpejt, me shpresë për të kapur ritmin”, shtoi Koopman.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se autoritetet kosovare kanë punuar intensivisht në këto reforma; shumë prej tyre janë përgatitur dhe mund të zbatohen shpejt. Për rrjedhojë, sipas tij, kapja e ritmit me vendet e tjera të rajonit është e mundur, por vetëm pas ratifikimit të nevojshëm në Kuvend.

You Might Also Like

Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe atij për automjete

Nga 9 shkurti deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA

Atasheu Ligjor të FBI-së takim me kreun e Policisë së Kosovës

Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 25 shkurt

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Patrulla Popullore kërcënon “liberalët rusë” në Serbi: Ne do të shkelim flamujt tuaj, e ju do të shikoni tanët
Mbahet takimi i 228-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës
OVL-UÇK dhe avokatët e të akuzuarve në Hagë: Vendimi i Speciales i padrejtë
Grida Duma pranon publikisht lidhjen me Ervin Salianjin, pasi deputeti u dënua me burg: Ai është bashkudhëtari im (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?