By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politikan o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Politikan o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!
Opinion

Politikan o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/21 at 7:15 PM
Kosova Times Published January 21, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Për këto 24 vite liri dhe 15 vite pavarësi, sa e sa rrëfime i dëgjuam prej politikanëve dhe ish komandantëve të luftës për trimëri dhe heroizëm, për burrëri dhe besnikëri, për moral dhe ndershmëri, për sinqeritet dhe atdhedashuri, por as njërën prej tyre nuk i dëshmuan në vepër!

Mes trimërisë dhe viktimizimit

Kufiri mes trimërisë dhe tradhtisë, mes besnikërisë dhe prerjes në besë mes shqiptarëve është më i hollë sesa fija e flokut. Kur njeriu i zakonshëm i dëgjon “trimëritë” e deputetëve në Parlament, mbetet i habitur sesi ka mundësi të jemi kaq të padurueshëm e trima me njëri-tjetrin, e sa të durueshëm dhe zemërgjerë me armikun!

Edhe përkundër faktit se e kemi një numër të madh të partive politike dhe një armatë politikanësh “trima”, asnjëri(a) prej tyre për këto 24 vite nuk e mori guximin që të iniciojë në Kuvend heqjen e mbishkrimeve “Republika Serbija” të shkruar në cirilikë nëpër komunat e shtetit sovran të Kosovës!

Heshtja përballë këtij realiteti të krijuar nuk është trimëri, por viktimizim dhe dorëzim i vetëdijshëm politik.

Pushteti ua turbullojë mendjen kryeministrave të “guximshëm”

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, qasja qeverisëse ka mbetur ende e njëjtë. Pa dashur që t’i personalizojë, deri më sot, të gjithë kandidatët për kryeministra, gjatë fushatave zgjedhore, përveçse premtuan më shumë sesa është e mundur të realizohet në praktikë, na u paraqiten trima dhe atdhetarë të mëdhenj, me kauzën e bashkimit kombëtar në maje të gjuhës!

Mirëpo, në momentin e ardhjes në pushtet ndryshojnë gjërat! Secilit prej tyre ju “çfryen gomat” në momentin përballjes së parë me serbët e veriut dhe Serbinë.

Me ardhjen në pushtet e harrojnë trimërinë, i gjejnë justifiket dhe fillojnë me viktimizimin në emër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit politik. Të gjitha qeveritë dhe të gjithë kryeministrat e deritanishëm bëhen sikur e harrojnë sovranitetin e dyfishtë në shtetin e Kosovës.

Në komunat ku shumica është shqiptare e kemi sovranitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, ndërsa në komunat me shumicë serbe, jo vetëm në veri por edhe në brendi valojnë flamujt dhe mbishkrimet e Republikës së Serbisë!

Mirëpo, për habi apo për mungesë trimërie dhe guximi asnjëherë dhe për as një çast nuk u hoq asnjë flamur i Serbisë në territorin e Kosovës!

A është ky respektim i “multietnicitetit” në shtetin më etnik në Ballkan apo mungesë e guximit politik!? Këtë duhet ta thonë politikanët të cilët me trimëritë e tyre në Parlament dhe Studiot Televizive ia kalojnë edhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!

Politikan o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!

Mallrat serbe vërshojnë tregun e Kosovës

Invazionit ekonomik të Serbisë, jo vetëm politikanët, nuk munden t’i bëjnë ballë as qytetarët e varfër të këtij vendi, të cilët duke i numëruar centët e fundit në xhepat e cekët të tyre, me të (pa) drejtë nuk iu bëjnë shumë përshtypje përmbajtja dhe prejardhja e produkteve në supermarketat dhe hipërmarketat e ortakëve serb që i sjellin ato nga Serbia në Kosovë, por preferencë i kanë çmimet më të lira, e jo produktet më të mira!

Nuk mjaftojnë vetëm reklamat “Jo produkteve serbe, konsumo produkte vendore, forcoje shtetin me nacionalizëm ekonomik”, por duhen paraprakisht veprime dhe dëshmi konkrete nga politikanët tonë që janë duke e bojkotuar Serbinë me mallra dhe nacionalizëm politik.

You Might Also Like

Sulmet ndaj figurave kyçe në politikën shqiptare dhe rasti Belinda Balluku

9 MUAJ TURP POLITIK: 120 deputetë hanë 2 milionë euro, populli hanë zhgënjim!

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kur masa e pezullimit sfidon parimin e propocionalitetit-rasti Balluku dhe pasojat për shtetin e së drejtës

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Kosova Times January 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kuleba: Samiti dërgon mesazhin se mbetemi të bashkuar

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Në kuadër të manifestimit `Drita e Gonxhes`, u promovuan libra e revista
Partia bullgare e ekstremit të djathtë shtyn përpara ligjin për “agjentët e huaj”
ShBA-ja rikthen rebelët e Huthit në listën e grupeve terroriste
Joshja e 20-vjeçares ukrainase ne një feste në Dubai dhe zhdukja e saj. Historia për të cilën gjithë po flasin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?