By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 janar 2026
January 17, 2026
Ilaçi për kancerin e prostatës që ‘zgjat jetën’ do të jetë i disponueshëm në Angli
January 16, 2026
Gaza: Çarmatimi i Hamasit një “gjemb” – ultimatumi i ri i Trumpit
January 16, 2026
Trump: Po diskutojmë për Groenlandën me NATO-n – Unë vetë vendosa të mos e sulmoj Iranin
January 16, 2026
Ministria e Brendshme po përdor paratë e BE-së për të blerë pajisje nga kompanitë ruse nën sanksionet e BE-së
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë: Provokim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë: Provokim
Lajme

Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë: Provokim

Kosova Times
Last updated: 2026/01/16 at 10:29 PM
Kosova Times Published January 16, 2026
Share
SHARE

Serbia po vazhdon të mos heq dorë nga përpjekjet e saj destabilizuese në Kosovë. Më 12 janar të këtij viti, dy dronë të cilët vinin nga ana serbe, shkelën hapësirën ajrore të Kosovës pranë fshatit Muqivërcë të Kamenicës, kështu duke përçuar edhe një mesazh të heshtur provokimi.

 

Mjetet ajrore pa pilot ishin në vëzhgim të forcave policore të Kosovës. Njoftimi i Policisë për këtë veprim ishte i menjëhershëm në drejtim të forcave të KFOR-it.

Këta të fundit thonë se kontaktuan autoritetet serbe nga të cilat kërkuan sqarime. Në një përgjigje për RTK-në, KFOR-i tha se vazhdojnë ta monitorojnë nga afër situatën dhe të kontribuojnë në një mjedis të sigurt.

“KFOR është njoftuar për këtë zhvillim të pretenduar më 12 janar 2026. Policia e Kosovës i ka komunikuar KFOR-it se kishte vëzhguar dy mjete ajrore pa pilot që vinin nga ana serbe e vijës kufitare pranë fshatit Kamenicë. Pas kësaj, KFOR kontaktoi Forcat e Armatosura të Serbisë përmes procedurave të mirëpërcaktuara. Këto përfshinë një komunikim telefonik dhe një notë zyrtare me shkrim, ku kërkohej një përgjigje e detajuar lidhur me këtë çështje. Përgjigjja e menjëhershme e Forcave të Armatosura të Serbisë përmes telefonit ishte se ato nuk kishin kryer asnjë aktivitet në atë lokacion, në atë kohë të caktuar”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas njohësve të sigurisë ky është provokim nga Serbia e cila duhet t’u kërkojë vigjilencë institucioneve të sigurisë pasi Serbia qëllimisht i përdorë këta dron për interesat e tyre ushtarake.

“Serbia po vazhdon me kërcënimet hibride, ndër to është edhe përdorimi i dronëve. Sa kemi informacione janë këta dronët komercial po shkojnë në baza private por krejt janë me regji të sistemit të inteligjencës serbe për nevoja edhe të Forcave të Armatosura edhe të policisë e tjera. Vetë koncentrimi i forcave aty dhe me kujdes po vëzhgohet e gjithë kjo situatë”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Edhe njohës të tjerë thonë se autoritet vendore të sigurisë duhet të jenë të kujdesshme në këto raste, duke nënvizuar se KFOR-i është përgjegjës për hapësirën ajrore të Kosovës, andaj edhe reagimi i tyre duhet të jetë më i qartë.

“Misioni i NATO-s, KFOR është përgjegjës për territorin e Republikës së Kosovës në këtë rast edhe për ajrin, paqen dhe sigurinë. Në Republikën e Kosovës si reagues i tretë përgjegjës është KFOR. Duhet të jemi gjithmonë vigjilent në aspektin e sigurisë”, deklaroi Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

Nuk është rasti i parë që Serbia provokon Kosovën përmes lëshimit të dronëve në drejtim të vijave kufitare me vendin tonë. Një shkelje e hapësirës ajrore të Kosovës nga shteti serb përmes dronëve e kishte konfirmuar në shtator të vitit të kaluar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

You Might Also Like

Vdes profesori universitar, Haki Dushi

Jashtë rrezikut për jetë fëmija që u godit nga vetura në Mitrovicë

Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme duhet të ndëshkohen

Një e moshuar humbi jetën në Vushtrri si pasojë e një zjarri në shtëpi

Rasti Banjska: Gjykata hedh poshtë edhe ekspertizat

Kosova Times January 16, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hovenier: I frymëzuar nga talenti i muzikantëve kosovarë

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë flet për komunitetet jo shumicë në Gjilan
Takohen në KiE, Basha:Do ta ngremë zërin që edhe Kosova të jetë pjesë e saj
Kush dhe sa para i jep Ukrainës dhe si do ta ndihmojë Perëndimi në vitin 2023
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?