Në Dubovik të Deçanit, Haradinaj, së bashku me bashkëpunëtorë dhe qytetarë, bëri homazhe në nderim të sakrificës dhe heroizmit të tyre.

Ai theksoi se guximi dhe angazhimi i hershëm i Gërvallajve dhe Kadri Zekës në lëvizjet çlirimtare kanë qenë burim frymëzimi për brezat pasues dhe për vazhdimin e pandalur të rrugës drejt lirisë.

Sipas Haradinajt, kjo rrugë u kurorëzua më vonë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila solli lirinë dhe themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Lavdi të rënëve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme”, ka përfunduar Haradinaj.