By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët
January 17, 2026
Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente
January 17, 2026
Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”
January 17, 2026
Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
January 17, 2026
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
Sport

Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri

Kosova Times
Last updated: 2026/01/17 at 10:00 PM
Kosova Times Published January 17, 2026
Share
SHARE

Klubi i basketbollit Prishtina pritet të emërojë një ushtrues detyre në pozitën e kryetarit. Pak ditë më parë, klubi zgjodhi Bekë Berishën si kryetar të ri, por zgjedhja e tij u kundërshtua nga tifozët e klubit “Plisat”, si dhe nga Ministria e Sportit, e cila rikujtoi se Berisha nuk mund të jetë njëkohësisht kryetar klubi dhe deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës.

 

Të shtunën në mbrëmje, Bekë Berisha zhvilloi një takim me drejtuesit e tifogrupit “Plisat”. Pas takimit, u raportua se ai ka dhënë dorëheqje, por Berisha ndonëse e mohoi këtë, e pranoi se është arritur dakordimi që të emërohet një ushtrues detyre.

“E para, nuk kam dhënë dorëheqje. Jam në komunikim me të gjitha grupet dhe dashamirët e basketbollit, pasi ka pasur disa keqkuptime, të cilat po i sanoj. Në takim kam ftuar përfaqësuesit e tifozëve që të paraqesin kërkesat e tyre, të cilat unë jam i gatshëm t’i përkrah. Por, duhet ta shohim edhe aspektin ligjor. Vendimi është të emërohet një ushtrues detyre i presidentit, që klubi të vazhdojë me punë të mira. Ky do të jetë propozim i grupeve të tifozëve dhe dashamirëve që kanë kontribuar shumë për këtë klub”, tha Berisha pas takimit me “Plisat”.

Ai shtoi se e ka ende një periudhë kohe deri në momentin kur do të japë betimin si deputet.

“Unë nuk di se si do të jetë vendimi i Agjencisë Anti-Korrupsion, por, sido që të jetë, klubi do të jetë në duart e njerëzve dhe dashamirëve të sportit. Për mua ndoshta është e pamundur të ushtroj këtë detyrë. Falënderoj delegatët për besimin e dhënë dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur. Kam qenë i gatshëm të punoj me sinqeritet për avancimin e klubit, por është shumë e rëndësishme të ketë unitet. Të gjithë – qytetarët, ‘Plisat’, delegatët dhe ata që kanë punuar deri sot – duhet të jenë së bashku”, shtoi Berisha.

Ai nuk dha emrin e personit që mund të emërohet ushtrues detyre, por theksoi se negociatat janë në vazhdim.

Pas këtyre zhvillimeve, edhe “Plisat” reaguan përmes një komunikate, duke theksuar se situata ka filluar të përmirësohet:

“Për të arritur qëllimet tona, kemi gjetur gatishmërinë e Bekë Berishës, të cilin e falënderojmë për bashkëpunimin, duke hapur rrugë që klubi të kalojë në duart e Plisave dhe të profesionistëve – gjendje kjo që ka munguar për një kohë të gjatë. Sportit dhe qytetit të Prishtinës po u vijnë ditë më të mira. Për detaje të tjera do të informojmë ditëve në vijim. Uniteti te Plisat është i pathyeshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndërkohë, ish-basketbollisti i klubit, Granit Rugova, ka shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e klubit:

“Sot e ndjej obligim moral të marr përgjegjësi dhe të shpreh vullnetin tim për të pretenduar për pozicionin e kryetarit të klubit të zemrës. Jo për ambicie personale, por sepse besoj se kam njohuritë, përvojën dhe energjinë për ta menaxhuar mirë klubin dhe, së bashku me Plisat, qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë dashamirët e klubit, ta çojmë klubin aty ku e meriton”, shkroi Rugova në Facebook.

You Might Also Like

`Vëllaznimi` reagon për incidentin gjatë ndeshjes me KB `Bashkimin`

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Sigal Prishtinës pas incidentit me tifozët

Ish-futbollisti i Buduqnost nga Podgorica vdes, nëna e tij pretendon se është vrarë

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

Përleshje në turneun e xhudos në Poloni: Garuesit izraelitë sulmuan vendasit për brohoritjen “Liri për Palestinën”

Kosova Times January 17, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ka ndërruar jetë Izair Samiu-komandant ‘Baci’

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
Zaluzhny, parashikoi një ngrirje të luftës me Rusinë dhe propozoi vendosjen e armëve bërthamore në Ukrainë
CSU: në atdhe refugjatët e papunë ukrainas
Shqipëri, Silvana Subashi sipërmarrësja që ndërton të ardhmen mes ullinjve
Kurti: Vuçiqin e bezdis demokracia, dëshiron të bëhet mbret
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?