Trajnimi u fokusua në aktivitetet e mbikëqyrjes përmes patrullave të montuara dhe të çmontuara, me qëllim ruajtjen e kapaciteteve operacionale të KFOR-it në monitorimin dhe kontrollin e zonës.

Sipas KFOR-it patrulla të tilla janë të rëndësishme për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme, për rritjen e vetëdijes situatave dhe për mbështetjen e stabilitetit në të gjithë zonën e përgjegjësisë së RC-West.

“Kjo ndihmon në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet nga KFOR.