Kosova ka bërë hapa të mëdha në zhvillimin e teknologjisë së dronëve luftarakë. Ridvan Aliu nga Future Minds Academy ka njoftuar testimin e suksesshëm të dronit SKIFTERI K1, i cili ka fluturuar mbi 1,100 kilometra me saktësi maksimale dhe me një ngarkesë të armatosur prej 42 kilogramësh.
Droni i quajtur “Skifteri K1”, me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, ka përfunduar me sukses fazën e testimit dhe tashmë është gati për përdorim. Kështu ka bërë të ditur Ridvan Aliu, i njohur si prodhues i dronëve nga Kosova.
Ridvan Aliu nga Future Minds Academy ka deklaruar se Kosova është gati të kryejë goditje nga ajri në distanca mbi 1,000 kilometra.
Ai ka shkruar në Facebook se është testuar droni SKIFTERI K1 nga një prej klientëve të tyre me saktësi maksimale, duke dhënë këto rezultate: fluturim 7 orë e 12 minuta, distancë 1,124 kilometra dhe payload 42 kilogramë i armatosur.




