Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, delegacioni i Institutit për Personat e Zhdukur me Dhunë, i prirë nga Andin Hoti, familjarë të të zhdukurve me dhunë, si dhe përfaqësues të shoqatave të shumta nga Zvicra, Franca dhe Italia. Të pranishëm ishin gjithashtu motrat dhe vëllezërit arbëreshë.

Gjatë aktivitetit, Qendra ndau disa mirënjohje për personalitete dhe shoqata të veçanta që kanë mbështetur veprimtarinë dhe aktivitetet e saj ndër vite.

Fjalën kryesore në këtë tubim përkujtimor e mbajti kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe angazhimit të vazhdueshëm për zbardhjen e krimeve dhe drejtësinë për viktimat.