Në javën e 16-të të ProCredit Superligës, Bashkimi ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Rahovecit 029, duke mbyllur takimin me rezultatin 90:70.
Ndeshja, e zhvilluar në Prizren, filloi e barabartë, ku çereku i parë përfundoi 19:19. Mysafirët ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 18:22, por prizrenasit reaguan fuqishëm në pjesën e dytë.
Çereku i tretë përfundoi 24:16 në favor të Bashkimit, ndërsa çereku i katërt vulosi rezultatin me 29:13, duke siguruar një fitore me 20 pikë dallim.
Lejson Zeqiri dallohet te Bashkimi me 21 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa te Rahoveci, Bardh Rexha shënoi 20 pikë e realizoi 4 kërcime.
Me këtë fitore, Bashkimi ruan vendin e dytë në tabelë me 11 fitore e 5 humbje, ndërsa Rahoveci 029 mbetet në vend të tetë me 5 fitore e 11 humbje.



