Në Gjykatën Speciale të Hagës dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklarata për pasojat e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse duhet të dorëzohen deri më sot 19 janar 2026.
“Më 18 dhjetor 2025, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit njoftoi mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave. Trupi Gjykues ritheksoj urdhrat e tij të mëhershëm se dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklarata për pasojat e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse duhet të dorëzohen deri më 19 janar 2026. Ai gjithashtu caktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse, që janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026, si dhe datat e rezervuara më 16 dhe 18 shkurt, nëse është e nevojshme”, thuhej në njoftim të Speciales.
Ndrysh, sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.
Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.




