Në mesazhin e tij, në X, Kryeministri thekson se mendimet e Shqipërisë janë me familjarët e viktimave dhe me ekipet e emergjencës që po punojnë pa u lodhur për përballimin e pasojave të tragjedisë.

“I dashur Pedro, Me trishtim të thellë kam marrë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz. Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie”, shprehet Rama në mesazhin ngushëllues.