Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë të ditur se gjatë periudhës 09.01.2026 deri më 16.01.2026 ka trajtuar gjithsej 59 raste të reja në nivel të Kosovës.
Sipas të njoftimit, shumica e rasteve të trajtuara kanë të bëjnë me dhunën në familje, gjithsej 56 raste, ndërsa janë evidentuar edhe 1 rast vrasje në tentativë dhe 2 raste vrasje të rëndë në tentativë.
Gjatë kësaj periudhe, Zyra ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore dhe mbështetëse, përfshirë 6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje të parashtruara në gjykatë, 17 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente, 4 kërkesa për ndryshim të Urdhrit Mbrojtës,18 aktvendime të aprovuara dhe 4 të refuzuara
Po ashtu, janë mbajtur 69 seanca gjyqësore dhe 24 seanca në prokurori, ndërkohë që viktimave u janë ofruar 60 këshilla juridike.
Kjo Zyre ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë nxjerrë edhe 17 aktgjykime dënuese dhe 1 aktgjykim lirues, si dhe është përpiluar 1 deklaratë mbi dëmin.
Në kuadër të mbështetjes direkte për viktimat, Zyra ka realizuar,13 parashtresa të ndryshme,1 përfaqësim rasti në polici,1 përfaqësim në strehimore, 4 referime në Qendrat për Punë Sociale (QPS),1 kërkesë për kompensim nga Fondi i Viktimave, si dhe 1 vendim për aprovimin e kompensimit të viktimave.




