Punimet në rrokaqiellin më të lartë në botë, Kullën e Xhedës në Arabinë Saudite, janë rikthyer në ritëm të plotë pasi ndërtimi rifilloi në janar 2025, duke i dhënë fund një ndërprerjeje shtatëvjeçare.
Kulla deri më tani është ndërtuar deri në katin e 80-të dhe është planifikuar të bëhet ndërtesa e parë në botë që do të jetë një kilometër e lartë deri në vitin 2028.
Kulla e Xhedës do të ketë gjithsej 168 kate dhe do të përmbajë apartamente, zyra, një hotel, hapësira tregtare dhe një platformë vëzhgimi në një lartësi prej 652 metrash. Me një lartësi prej më shumë se 3,280 metrash (më shumë se 1,000 metra), ajo do ta tejkalojë Burj Khalifa në Dubai, i cili, me 828 metra, ka qenë ndërtesa më e lartë në botë që nga viti 2010.Projekti u njoftua fillimisht në vitin 2011 nën emrin Kulla e Mbretërisë, dhe ndërtimi i themelit filloi në vitin 2013. Puna u ndal në vitin 2018 për shkak të problemeve financiare dhe organizative, por vazhdoi pas nënshkrimit të një kontrate të re me vlerë 7.2 miliardë rialë sauditë me kompaninë Saudi Binladin Group.
Progresi tani po përshpejtohet, me përfundimin e katit të 100-të që pritet në fillim të vitit 2026. Përfundimi i plotë është planifikuar për gusht 2028.

Foto: Adrian Smith/Gordon Gill Architecture
Kulla është pjesë e projektit të madh të Qytetit Ekonomik të Xhedës, i cili synon të transformojë bregdetin e Detit të Kuq në një qendër moderne biznesi dhe turizmi.
Një nga atraksionet e veçanta do të jetë tarraca qiellore në katin e 157-të, e cila do të jetë e hapur për vizitorët dhe do të konsiderohet kuverta më e lartë e vëzhgimit në botë.
Ndërtesa do të ketë gjithashtu 59 ashensorë ultra të shpejtë, disa prej të cilëve do të arrijnë një shpejtësi prej 10 metrash në sekondë.




