Një përleshje fizike ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Gaçkë të Ferizajt, ku janë përfshirë shtatë persona meshkuj, pesë prej tyre të mitur.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 janar 2026 rreth orës 22:55, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, e cila ka eskaluar në rrahje fizike.
“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Policia ka njoftuar se pesë nga të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, dy të dyshuar të mitur janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.




