Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Ahmeti e ka cilësuar Rugovën si figurë themelore të shtetformimit dhe vizionit politik shqiptar, duke theksuar se trashëgimia e tij vazhdon të jetë udhërrëfyes edhe sot, në kohë sfidash të reja për Kosovën dhe kombin shqiptar.
“Trashëgimia e tij vazhdon të jetë udhërrëfyes edhe sot, në një kohë sfidash të reja për Kosovën dhe kombin shqiptar. Me mençuri, durim dhe vizion evropian, Presidenti Rugova ndërtoi themelet e diplomacisë kosovare dhe e vendosi çështjen e Kosovës në qendër të vëmendjes ndërkombëtare”, kathënë Ahmeti.
Ai shtoi se Rugova besoi fuqishëm në lirinë, dinjitetin dhe orientimin euroatlantik, duke i qëndruar stoik represionit dhe padrejtësive, pa u larguar asnjëherë nga ideali për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.
“Në këtë ditë kujtese, nderojmë veprën dhe filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, si vlerë e përhershme e historisë sonë kombëtare,” ka theksuar Ahmeti.




