Është bëra ndarja e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët kosovarë për vitin 2026, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Sipas një komunikate, ndarja e stemave është bërë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani.
“Me këtë rast, presidenti Ademi vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve, duke theksuar rolin e tyre thelbësor në zhvillimin dhe suksesin e futbollit në Kosovë, si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare”, ka shkruar FFK. “Ai i inkurajoi gjyqtarët që të vazhdojnë punën me përkushtim maksimal dhe vigjilencë të shtuar, me synimin për të arritur standardet më të larta të profesionalizmit”.




