Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, me të cilin diskutuan për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.
Rama ka theksuar se partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe hapin mundësi të reja për qytetarët e kryeqytetit.
“Bashkëpunimi me Francën mbetet një partneritet i rëndësishëm për kryeqytetin dhe Kosovën”, ka shkruar ai në “Facebook”.



