Një aksident i ri hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, raporton portali ABC me seli në Madrid . Sipas informacioneve fillestare, një tren pasagjerësh FEVE është përplasur me një vinç pranë Kartagjenës, duke plagosur katër persona.
Zjarrfikësit dhe ndihmësit mjekësorë ndodhen në vendngjarje duke u ofruar ndihmë të lënduarve. Treni nuk doli nga shinat.Presidenti i rajonit Murcia, Fernando López Miras, njoftoi se katër persona u plagosën lehtë dhe se ata po monitoronin zhvillimet.”Ka pasur një përplasje midis një treni FEVE dhe një vinçi në Alumbres (Kartagjenë). Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet e urgjencës dhe mjekësore që janë tashmë të mobilizuara në zonë”, shkroi ai në Xu.




