By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SBASHK-u kundërshton ligjëratën për Specialen të mbajtur në “Xhevdet Doda”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > SBASHK-u kundërshton ligjëratën për Specialen të mbajtur në “Xhevdet Doda”
Lajme

SBASHK-u kundërshton ligjëratën për Specialen të mbajtur në “Xhevdet Doda”

Kosova Times
Last updated: 2026/01/23 at 12:16 PM
Kosova Times Published January 23, 2026
Share
SHARE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin ndaj mbajtjes së ligjëratës në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, e realizuar nga përfaqësues të Gjykatës Speciale në bashkëpunim me organizatën Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR).

 

Në këtë reagim, SBASHK-u e konsideron të papranueshme që institucionet arsimore të shfrytëzohen për promovimin e një narrative, sipas tyre, të njëanshme, me synimin që nxënësit të binden se Gjykata Speciale përfaqëson drejtësi.

“Nuk ka padrejtësi më të madhe sesa fakti që për më shumë se pesë vite mbahen në paraburgim luftëtarët e lirisë, bashkëpunëtorë të NATO-s, të cilët luftuan për të drejtat elementare të popullit të Kosovës, për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për arsimim”, thuhet tutje në reagim.

Kjo sindikatë gjithashtu ka reaguar edhe ndaj përfshirjes së organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR).

“E cila përmes këtij aktiviteti ka kontribuar në futjen e një agjende politike dhe ideologjike në institucionet arsimore, pa respektuar ndjeshmërinë historike, kombëtare dhe arsimore të shoqërisë sonë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

SBASHK-u i ka bërë thirrje  Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, që të marrin masa konkrete lidhur me këtë rast dhe, siç thonë ata, të mos lejojnë që shkollat të shndërrohen në hapësira për promovimin e mekanizmave që cenojnë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.

Kujtojmë se një ditë më parë, Drejtoria e Shkollës “Xhevdet Doda” e ka mohuar se janë mbajtur ligjërata të tilla në shkollë. “Në lidhje me disa informacione të pasakta që po qarkullojnë, sqarojmë opinionin publik se nuk ka pasur asnjë ligjëratë të mbajtur nga zyrtarë apo gjykatës të Gjykatës Speciale në ambientet e shkollës sonë,” thuhet në reagimin e shkollës.

Ndërsa Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet thotë se nuk ka qenë e përfshirë në vendimmarrjen e ligjëratës mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.

“Sipas informatave zyrtare të pranuara nga shkolla, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet”.

Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet shpreh indinjatën për mënyrën se si është vepruar dhe njofton se do të ndërmerren masa konkrete ndaj të gjithë personave që mbajnë përgjegjësi për këtë veprim, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore në fuqi.

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times January 23, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krerë të policisë e ministra vizitojnë zonat kufitare në veri

Kosova Times Kosova Times February 3, 2024
Taksa e pabarazisë gjinore
Moti sot me diell, temperaturat deri në 14 gradë Celsiu
Amerikanja pretendon se zonja e parë e Francës është burrë, Macron e padit
Nënshkruhet marrëveshja për strehimoren e viktimave të dhunës në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?