Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve Amerikanë të Luftërave të Huaja (VFW), përfshirë znj. Carol Whitmore, Komandante Nacionale e VFW-së, dhe z. Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së Uashingtonit të VFW-së. Kjo organizatë ka rreth 1.5 milionë anëtarë dhe është një nga më të mëdhatë dhe më me ndikim në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë takimit, Maqedonci theksoi lidhjet e forta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, sakrificë dhe partneritet strategjik.
“Shpreha mirënjohjen time të thellë për shërbimin e tyre në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të veteranëve amerikanë ndaj Kosovës”, shkrun ai në Facebook.
Takimi synoi të forcojë bashkëpunimin dhe të riafirmojë mbështetjen e SHBA-së ndaj forcave dhe veteranëve të Kosovës.




