Siç bëjnë të ditur nga OVL UÇK , gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e tyre në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i dorëzoi Whitmore një mirënjohje si shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Takimi u zhvillua në frymë respekti dhe miqësie, duke riafirmuar lidhjet e forta ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe atyre amerikanë”, thuhet në njoftim.