“Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën “Dah Polloshka” në drejtim Gjakovë–Prizren. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha ajo.

Krasniqi ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjorë”, tha Krasniqi