Sipas Policisë, të dyshuarit, pas rreth një ore e kanë liruar viktimën i cili kishte pësuar lëndime të dukshme.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Katër të dyshuarit m/k, njëri i mitur janë arrestuar dhe si provë materiale janë sekuestruar vetura që është përdorur në rast, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.