Policia e Kosovës ka raportuar një seri ngjarjesh kriminale dhe aksidentesh gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë, një viktimë femër është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar, ndërsa një tjetër rast dhune në familje ka përfshirë një mashkull që dyshohet se sulmoi fizikisht viktimën femër, e cila nuk pësoi lëndime. Një person mashkull është raportuar i zhdukur dhe rasti është në hetim.
Në Gjilan, pas një hetimi për disa vjedhje, është arrestuar një i dyshuar dhe dërguar në mbajtje.
Sipas njoftimit, në fshatin Mamush të Prizrenit, tri automjete u përfshinë në një aksident trafiku, ku përveç dëmeve materiale, u lënduan një femër dhe pesë meshkuj kosovarë, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Në Deçan, një viktimë femër është sulmuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore. Në Mitrovicë Veri, në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar 538 fishekë, 3 karikatorë të zbrazët, 8 granata dore dhe një bombë tymuese, ndërsa një shtetas i Serbisë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje në bazë të urdhërës së gjykatës.
Në Dushkajë, Pejë, një mashkull u ndalua me pushkë gjuetie dhe 16 fishekë; pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovëss njofton se hetimet për të gjitha rastet në procedurë vazhdojnë dhe apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprim të dyshimtë.




