Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se kanë filluar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë larg vendit të studimit dhe që i përmbushin kushtet për këtë mbështetje financiare.

Studentët që nuk kanë arritur të plotësojnë kriteret për përfitim janë njoftuar zyrtarisht përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.