By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dhe ekonomi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dhe ekonomi
Lajme

Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dhe ekonomi

Kosova Times
Last updated: 2026/01/26 at 6:23 PM
Kosova Times Published January 26, 2026
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp vlerësoi rolin historik të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas takimit se Shqipëria dhe Izraeli po thellojnë bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes, sigurisë, sigurisë kibernetike dhe luftës kundër terrorizmit.

“Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit. Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë”, tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria, ashtu si Izraeli, nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe u shpreh i vendosur për të qëndruar kundër çdo forme agresioni.

“Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite. E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit, mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit”, tha ai.

Rama nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjik me Izraelin.

“Mirëpresim rritjen e tregtisë dhe të investimeve, mbështetur në ekspertizën teknologjike të Izraelit dhe sidomos marrëveshjet që po arrijmë ditë pas dite për të ndërtuar bashkërisht një prodhim të ri të mbrojtjes e sistemit ushtarak dhe, falë partneritetit me Izraelin, po rikrijojmë kushtet për prodhimin ‘Made in Albania’ të sistemeve të mbrojtjes, që të shtrihet edhe jashtë vendit”, tha ai

Kryeministri theksoi edhe rëndësinë e hapjes së Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem.

“Në këtë frymë të bashkëpunimit në rritje do ta përurojmë nesër, siç ju e përmendët, hapjen e dhomës së tregtisë në Jeruzalem, që synon të forcojë lidhjet e biznesit dhe të nxitë Shqipërinë e mundësitë e saj si një vend që po zhvillohet fort”, tha Rama.

Ai përfundoi ftesën e tij me një mesazh turistik dhe humanist për popullin hebre.

“Dua që të ftoj ngrohtësisht të gjithë popullin hebre të vizitojë Shqipërinë e të zbulojë një tokë të jashtëzakonshme, jo vetëm për nga natyra, por për nga shpirti i saj, që siç një vëzhgues hebre e përshkruante përpara Luftës së Dytë Botërore, është një vend ku hebrenjtë mund të jetonin hapur, të sigurt dhe me dinjitet të plotë”, tha ai.

Kurse, Netanyahu nënvizoi veçanërisht rolin e Shqipërisë gjatë Holokaustit.

“Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, shtetit hebre dhe një mik i madh i imi. Bota duhet ta di që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë Holokausit pati një popullsi hebre brenda Shqipërisë që u rrit. U rrit sepse shqiptarët, në frymën e dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebre që jetonin në atë kohë në Shqipëri dhe mirëpritën edhe të tjerë. Kjo është histori që frymëzon filma. Njerëzit duhet të njohin rolin që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë njerëzve”, ka theksuar ai.

Ai foli edhe për marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve, duke përmendur rritjen e turizmit dhe bashkëpunimin ekonomik.

“Numri i turistëve izraelitë në Shqipëri është rritur me 800%, ndoshta 1 mijë. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm”, tha ai.

Netanyahu theksoi se investitorët izraelitë po shohin mundësi të mëdha në Shqipëri.

“Kemi kompani investues izraelitë që dinë që ka një mundësi të madhe ekonomike në Shqipëri dhe që ka gjëra që mund të zhvillohen së bashku me shqiptarët. Kjo do të çohet edhe më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem, mendoj nesër, me praninë e kryeministrit Rama dhe kjo është diçka që do të çojë përpara lidhjet ekonomike. Ne kemi një mirëkuptim që shkon përtej interesave, por në ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore, njohim që ka një themel afërsie e vëllazërie mes popujve tanë”, theksoi ai.

You Might Also Like

Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Policia nis hetimin e provave për rinumërimin e votave në Drenas

Hamza pret ambasadoren Tamar Ziv, diskutohen marrëdhëniet Kosovë–Izrael

“Liria ka Emër” merr leje nga Komuna e Prishtinës për marshin e 17 shkurtit

Kosova Times January 26, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Çrregullim i rëndë: Një grua (34) për 23 vite ha çdo ditë 75 fletë tualeti!

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
Prishtina pjesëmarrëse në konferencën e policive së kryeqyteteve evropiane
Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për shkëmbimin e përvojave lidhur me sistemin e menaxhimit të lëndëve penale
Koreja e Veriut dërgoi shtatë mijë kontejnerë me municion dhe pajisje në Rusi
“Gjithçka po digjet”: Trupat ukrainase mbrojnë zonën e nxehtë të Donjeckut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?