Policia në Prishtinë ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28 shkurt të vitit të kaluar në fshatin Sharban të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte identifikuar më herët falë veprimeve operative dhe hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur në kërkim policor.
Si rezultat i këtyre veprimeve, ai është ndaluar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme.
“Personi i dyshuar: M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.



