Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. Ai tha se i ndjeri ka ardhur pa shenja jete në QKUK dhe se, përkundër reanimimit kardiopulmonar, fatkeqësisht mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

I mituri ishte raportuar i zhdukur pasi nuk ishte kthyer nga shkolla gjatë ditës së sotme.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli. Ai tha se në momentin që është gjetur është raportuar se ka pasur shenja jete dhe është dërguar në QKUK, megjithatë ka ndërruar jetë.