Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 1°C, derisa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 6 deri në 9°C. Do të ketë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.




