Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka thënë ajo.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar.