By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vazhdon e mbyllur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vazhdon e mbyllur
Lajme

Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vazhdon e mbyllur

Kosova Times
Last updated: 2026/01/29 at 11:42 AM
Kosova Times Published January 29, 2026
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të enjten seancën gjyqësore në rastin ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për veprën penale të spiunazhit, e cila do të mbahet e mbyllur për publikun.

 

Nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, Rrahman Beqiri, është konfirmuar se në këtë seancë pritet të dëgjohen ekspertët, ndërsa për shkak të natyrës së dëshmive, gjykimi do të zhvillohet pa praninë e publikut deri në përfundimin e dëgjimit të tyre.

Seanca ishte mbyllur edhe të mërkurën, me propozim të mbrojtësit të Bedri Shabanit, avokatit Besnik Berisha, për shkak se ekspertët do të deklaroheshin lidhur me gjetjet e ekspertizës psikiatrike për të akuzuarin.

Ndërkohë, seanca e paraparë për 20 nëntor 2025 ishte anuluar, pasi gjykata kishte urdhëruar ekzaminim psikiatrik për Bedri Shabanin.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e ngritur më 19 shkurt 2025, është konfirmuar si nga Gjykata Themelore, ashtu edhe nga Gjykata e Apelit.

Sipas aktakuzës, Shabani dhe Qerimi dyshohen se për një periudhë të gjatë kohore kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), që ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, institucionet e sigurisë në Kosovë, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë edhe masakrën e Reçakut.

Prokuroria pretendon se këto veprime kanë pasur për qëllim rrezikimin e rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe krijimin e narrativave të pavërteta që synonin të vinin në dyshim të vërtetën për krimet e luftës.

Bedri Shabani akuzohet për veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 i Kodit Penal, ndërsa Muharrem Qerimi, përveç spiunazhit, akuzohet edhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë kontrollit në qershor 2024 i janë gjetur armë dhe municion pa leje.

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times January 29, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre të lënduar në një sulm me thikë në Paris

Kosova Times Kosova Times February 3, 2024
Numri i rusëve me pesë ose më shumë kredi është pothuajse dyfishuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Bizneset e grave që i udhëheqin burrat
Hekurudhat Austriake anulojnë trenat e natës për në Paris
Hungaria në një pjatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?