By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizjen e mallrave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizjen e mallrave
Lajme

Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizjen e mallrave

Kosova Times
Last updated: 2026/01/29 at 11:45 AM
Kosova Times Published January 29, 2026
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me çrregullimet e fundit në lëvizjen e mallrave ndërmjet Bashkimit Evropian, korridoreve rajonale të transitit dhe Republikës së Kosovës, duke paralajmëruar pasoja serioze për bizneset dhe zinxhirët e furnizimit.

 

Përmes një reagimi, Oda Amerikane i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të angazhohet urgjentisht në gjetjen e një zgjidhjeje të balancuar dhe të qëndrueshme për sfidat që po ndikojnë në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe zinxhirët ndërkufitarë të furnizimit.

Sipas Odës, zhvillimet e fundit përfshirë bllokadat e vendkalimeve kufitare nga shoferët e kamionëve në disa vende të rajonit, të lidhura me zbatimin dhe fuqizimin e rregullave të reja të hyrjes në BE dhe sistemit EES – po shkaktojnë vonesa të konsiderueshme dhe po pengojnë ndjeshëm qarkullimin e mallrave.

Oda thekson se lëvizja e lirë e mallrave dhe funksionimi i pandërprerë i transportit rrugor janë thelbësore për ruajtjen e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit, mbështetjen e aktivitetit ekonomik dhe avancimin e integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian. Ndërprerjet aktuale, sipas saj, tashmë po reflektohen në vonesa të dërgesave, rrezik të mospërmbushjes së kontratave, humbje financiare dhe mundësi të humbjes së klientëve ndërkombëtarë.

Duke pasur parasysh varësinë e lartë të Kosovës nga importi dhe transitimi përmes korridoreve rajonale, Oda Amerikane vlerëson se ndërprerjet e zgjatura mund të cenojnë sigurinë e furnizimit, të rrisin shpenzimet operative për bizneset dhe, rrjedhimisht, të ndikojnë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Po ashtu, këto zhvillime mund të kenë ndikim negativ në planifikimin e investimeve dhe në përmbushjen e detyrimeve financiare të lidhura me ciklet e prodhimit dhe afatet e dorëzimit.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka inkurajuar të gjitha palët relevante që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë drejt zgjidhjeve praktike, të parashikueshme dhe afatgjata, të cilat sigurojnë lëvizjen e pandërprerë të mallrave në zinxhirët evropianë dhe rajonalë të furnizimit, duke ruajtur njëkohësisht integritetin e sistemeve të menaxhimit kufitar të BE-së.

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times January 29, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm

Kosova Times Kosova Times January 12, 2026
De Rossi: Nuk me duhen lojtarët që kushtojnë 100 milionë euro, por…
Katër pozicionet e Lukashenkës – A do të marrë pjesë ushtria bjelloruse në luftë?
Ministria e Financave: Paga minimale në sektorin privat është 425 euro
Sigal Prishtina në gjysmëfinale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?