Një person është arrestuar të enjten në Istog, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një vajze.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 29 janar 2026, rreth orës 14:10.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.




