Pijet e ëmbla dhe alkoolike janë shumë të lira sepse nuk takohen sa duhet, duke çuar në nivele më të larta të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Fëmijët dhe adoleshentët janë veçanërisht të prekur, sipas OBSH-së.Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se duhet të vendosen taksa mbi pije të tilla ose të rriten ato ekzistuese. Kjo do t’i bënte pijet më të shtrenjta dhe për këtë arsye më pak të konsumuara, ndërsa në të njëjtën kohë do të mblidheshin më shumë para për sistemin shëndetësor.Sipas të dhënave të OBSH-së, 116 vende në botë tashmë i taksin pijet e gazuara dhe pijet e tjera të ëmbla, por shumë pije të tjera me përmbajtje të lartë sheqeri ende nuk mbulohen nga taksat, siç janë lëngjet e frutave 100%, pijet me qumësht të ëmbëlsuar dhe kafeja ose çaji i menjëhershëm.
Taksat shëndetësore janë një nga mjetet më të fuqishme që kemi për të promovuar shëndetin dhe për të parandaluar sëmundjet , tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
OBSH-ja theksoi gjithashtu se të paktën 25 vende, kryesisht në Evropë, përfshirë Gjermaninë, nuk kanë akciza specifike për verën.
Ndryshe nga vera, pijet e forta alkoolike si rakia e frutave, konjaku, vodka ose uiski i nënshtrohen taksës së alkoolit, ndërsa birra taksohet me një taksë të veçantë mbi birrën.
Konsumi i alkoolit mund të çojë në sëmundje, dhunë, lëndime dhe sëmundje, paralajmëron një nga drejtorët e OBSH-së, Etienne Krug.
– Ndërsa industria nxjerr fitim, publiku shpesh mban pasojat shëndetësore dhe shoqëria kostot ekonomike, tha Krug.




