By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë
January 31, 2026
Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein
January 31, 2026
Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike
January 31, 2026
Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I zhdukur që nga viti 1999, eshtrat e Rasim Koçit u varrosën në Çabrat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I zhdukur që nga viti 1999, eshtrat e Rasim Koçit u varrosën në Çabrat
Lajme

I zhdukur që nga viti 1999, eshtrat e Rasim Koçit u varrosën në Çabrat

Kosova Times
Last updated: 2026/01/31 at 4:50 PM
Kosova Times Published January 31, 2026
Share
SHARE

Pas plot 26 vjet e 10 muaj ankthi dhe pritjeje nga familjarët, eshtrat e Rasim Koçit nga Gjakova do të prehen në Varrezat e Martirëve në Çabrat.

 

Rasimi ishte vrarë dhe zhdukur më 1 prill 1999 nga forcat kriminale serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre, në afërsi të fshatit Osekë e Sylë, dhe që nga ajo ditë nuk dihej për fatin e tij, thanë familjarët.

“Përveç dhimbjes dhe ankthit që kemi pasur, kjo është njëfarë çlirimi për ne, për familjen. Tani e dimë se ku do të prehet i ndjeri, sepse ne kemi përvojë të hidhur me tri luftërat e fundit; në të tria kemi humbur meshkuj, kësaj radhe tre. Kështu që ky ka qenë një lehtësim i madh për ne dhe vazhdon të jetë lehtësim, përveç dhimbjes dhe mërzisë. Po ashtu e lusim Zotin që të gjithë të pagjeturit tjerë të gjinden dhe të prehen në tokën e tyre”, tha Ali Koçi, familjar.

Kushtrim Gara, përfaqësues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha se Serbia gjithmonë është munduar t’i fshehë gjurmët e krimit të përmasave gjenocidale.

“Fati i këtij personi për 26–27 vjet nuk dihej, ashtu siç nuk dihet edhe fati dhe vendndodhja e më shumë se 1.500 personave të tjerë, meqë Serbia gjatë kohës së luftës, krahas vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhdukjeve, gjithmonë ka bërë përpjekje për rrëmbimin e personave dhe kufomave, për të fshehur krimet e tyre të vazhdueshme të përmasave gjenocidale. Sigurisht që në këtë rast ka dhimbje të madhe për familjen dhe për Gjakovën, dhimbje që mund të mposhtet vetëm me krenari për atë që i kanë dhënë atdheut”, deklaroi Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Para ceremonisë së varrimit, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, shumë qytetarë e nderuan veprën dhe kujtimin e tij.

You Might Also Like

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike

Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë

Hamza kujton dëshmorët e lirisë: Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit

Imri Ahmeti kërkon të lirohet nga pozita e Sekretarit të LDK-së

Kosova Times January 31, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qendra mësimore e Elmirës ku diversiteti festohet dhe ëndrrat s’njohin kufij

Kosova Times Kosova Times February 3, 2024
Slot pret ndeshje të vështirë kundër Arsenalit në “Emirates”
Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për dy zyrtarë të Gjykatës Themelore
Tre muaj pas pritës së përgjakshme dhe arratisjes filmike, në Francë nuk ka ende asnjë gjurmë të “Mizes”
Aliu: Sistemi i Rimbursimit të Depozitave po vjen në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?