Tre persona janë lënduar sot në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë pas një përleshjeje ku pati edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas Policisë, lëndimet nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 3 persona (lëndimet nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit). Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.




