Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi nga 1 deri në 7 metra për sekondë, duke krijuar ndjesi më të ulët të temperaturës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës mund të ketë edhe reshje bore në disa zona malore, për shkak të rënies së temperaturave.