Dy vajza janë raportuar të zhdukura në Novobërdë, nga babai i tyre. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ato janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe hetimet janë duke u zhvilluar.
“PERSON I ZHDUKUR – Novobërdë 28/30.01.2026-01:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.




