Tetë persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën në një aksident me autobus në Antalia , një qytet i madh turistik në Turqinë jugore , njoftoi guvernatori i Antalias.
“Tetë nga bashkëqytetarët tanë humbën jetën dhe 26 u plagosën. Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale”, u tha gazetarëve guvernatori Hulusi Sahin , pa specifikuar nëse shtetas të huaj ishin midis të përfshirëve në aksident.
Autobusi, i cili po transportonte 34 pasagjerë nga Radesto (Tekirdag) për në Antalia, u përmbys këtë mëngjes në orën 10:20 (09:20 sipas kohës greke) në një autostradë që ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të shiut , shpjegoi guvernatori.
“Kishte edhe mjegull. Ky është një kryqëzim ku nuk duhet të shkosh shpejt, por duket sikur autobusi ka ardhur me shpejtësi të lartë”, shtoi ai.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi ai.



