Pas Fatjona Kasapit dhe Erza Muminoviq, është Flaka Loxha një tjetër xhudiste e Kosovës që fiton medalje të bronztë në Sofia European Open 2026.
Flaka ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Ippon, Silvia Pellitteri nga Italia.
Në çerekfinale ajo humbi me 2 Yuko nga Lele Nairne nga Britania e Madhe.
Në repasazh Flaka mposhti me 1 Yuko, Malin Ëilson Claret nga Spanja.
Në luftën për medalje të bronztë ajo mposhti Maeleen Cotard nga Franca.




