Ka vdekur gazetarja e njohur Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare, pas betejës së gjatë me sëmundje të rëndë.

 

Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta në Shqipëri, ndër të cilat veçohet “Arratia e Peshkut të Kuq” në News24, ku solli rrëfime prej më të ndryshmeve.

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Lajmi i vdekjes së saj u bë i ditur nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se varrimi do të bëhet nesër në Tiranë.