Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Policia ka njoftuar se në Bresje të Fushë-Kosovës raportohet se një burrë është larguar nga banesa më 31 janar dhe nuk është kthyer më. Policia ka nisur hetimet për rastin
Ndërkaq në Gjilan është raportuar se një grua ka dalë nga shtëpia nga 29 janari dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.




