By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moska kritikon zgjedhjet në Kosovë dhe akuzon Kurtin për nacionalizëm
February 5, 2026
Pesë ushtarë amerikanë humbën jetën në një aksident në Detin Mesdhe
February 5, 2026
Sulmi i Lavrovit ndaj Greqisë: Ata ndërprenë bashkëpunimin dekadash – Ata dërguan armë në Ukrainë pa menduar për grekët që jetojnë atje
February 5, 2026
Këshilltari i Macronit shkoi në Moskë për një takim me ndihmësin e Putinit, Yuri Ushakov
February 5, 2026
Hakerët pro-rusë sulmuan faqet e internetit të ambienteve olimpike dhe ambasadave italiane një ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot në Prishtinë mbahet `Dita e Biznesit Francez në Kosovë`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Sot në Prishtinë mbahet `Dita e Biznesit Francez në Kosovë`
Ekonomi

Sot në Prishtinë mbahet `Dita e Biznesit Francez në Kosovë`

Kosova Times
Last updated: 2026/02/05 at 9:58 AM
Kosova Times Published February 5, 2026
Share
SHARE

Këshilli i Investitorëve Evropian, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, sot (e enjte) do të organizojë French Business Day in Kosovo (Dita e Biznesit Francez në Kosovë), edicionin e parë të një forumi të nivelit të lartë kushtuar fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të mundësive të investimit midis Kosovës dhe Francës.

 

Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Këshillit të Investitorëve Evropian dhe Ambasadës së Francës në Kosovë dhe synon të shërbejë si një platformë e vazhdueshme për dialog dhe bashkëpunim ekonomik.

Forumi do të hapet me fjalë hyrëse nga Emrush Ujkani, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, dhe Olivier Guérot, Ambasador i Francës në Kosovë, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve qeveritare.

Gjatë ditës do të zhvillohen panele tematike që analizojnë potencialin e sektorit financiar në Kosovë për mbështetjen e investimeve, tranzicionin energjetik dhe agjendën e gjelbër, partneritetet publiko-private në sektorë strategjikë, si dhe zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit. Në diskutime do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga Banka Qendrore e Kosovës, Banka Botërore, BERZH-i, AFD – Agjencia Franceze për Zhvillim, si dhe investitorë dhe kompani franceze, ndërkombëtare dhe vendore.

Ngjarja do të përmbyllet me sesione të dedikuara rrjetëzimi, si mundësi konkrete për bashkëpunim ndërmjet institucioneve, investitorëve dhe bizneseve aktive nga Kosova, Franca dhe rajoni.

“French Business Day in Kosovo (Dita e Biznesit Francez në Kosovë) synon të promovojë Kosovën si destinacion investimesh, të fuqizojë dialogun publiko-privat dhe të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Francës”, njofton Ambasada e Francës në Kosovë.

You Might Also Like

Duhet ta provoni këtë recetë për tortilje të mbushura me pulë dhe djathë – janë krokante nga jashtë dhe shumë lëngshme nga brenda

Një truk i vogël për një gjellë perimesh fantastike

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze|

AUV kërkon ndalimin e shitjes dhe therjeve ilegale të kafshëve

Trepça kthen në pronësi mbi 1,200 hektarë në vlerë mbi 400 milionë euro

Kosova Times February 5, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dyshohet për një të vdekur në Brezovicë, shkak orteku i borës

Kosova Times Kosova Times February 13, 2024
Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave trajton 78 raste për një javë
Osmani: Trashëgimia e Nekibe Kelmendit vazhdon të na frymëzojë
Turisti filmoi aksidentalisht sulmin terrorist në Kashmir ndërsa bënte zipline: “As nuk e kuptova”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?