Gjatë këtyre takimeve, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe prokurori special Naim Abazi, të shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, kanë riafirmuar përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Sipas njoftimit  Prokuroria Speciale, gjatë takimeve është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në ngritjen e kapaciteteve.

“Kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe përkrahjen konkrete në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftim.