Një punëtor ka humbur jetën sot rreth orës 15:00, pas një aksidenti tragjik ndërsa po punonte në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Punëtori, 43 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë pas lëndimeve të marra dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Prishtinës, duke shtuar se policia është duke mbledhur informacion të detajuar rreth ngjarjes.




