By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Mot sot me diell sot
November 2, 2025
Axhenda ndërkombëtare
November 2, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky mirëpret dërgesën e tankeve polake në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky mirëpret dërgesën e tankeve polake në Ukrainë
Rajon / Botë

Zelensky mirëpret dërgesën e tankeve polake në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/27 at 7:17 PM
Kosova Times Published January 27, 2023
Share
SHARE

Polonia do të furnizojë Kievin me 60 tanke shtesë për mbrojtje kundër agresionit rus. Ky veprim i Varshavës u mirëprit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Faleminderit Polonisë për vendimin e rëndësishëm për të dërguar 60 tanke në Ukrainë – 30 prej të cilave janë të famshmet PT-91 Twardy, së bashku me 14 Leopardë”, shkroi Zelensky në Twitter, më 27 janar.

Siç u bë e njohur në fillim të kësaj jave, Ukrainës i janë premtuar gjithashtu tanke luftarake nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi për dorëzimin e tankeve më 26 janar, në një intervistë për CTV News kanadeze.

“Aktualisht jemi gati të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej të cilëve janë PT-91. Ndërkaq, në krye të kësaj edhe 14 tanke Leopard 2”, tha ai.

Ai shtoi se Polonia, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, “ka dërguar 250 tanke… ose edhe më shumë”.

Tanket që Polonia tashmë ka dërguar, janë kryesisht të modelit sovjetik T-72, në krahasim me të cilin , modeli PT-91 është një version i modernizuar.

Pas disa javësh debate diplomatike, ShBA-ja dhe Gjermania njoftuan, më 25 janar, për dërgimin e tankeve të tyre të rënda Abrams dhe Leopard në Ukrainë. Ky hap shihet si një përparim në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Gjithashtu, Gjermania lejoi vendet e tjera të dërgonin në Ukrainë tanke Leopard të prodhimit gjerman.

Komandantët ushtarakë ukrainas thanë se armët do të ndihmonin kundërofensivat dhe do të reduktonin numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë në luftë.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

Axhenda ndërkombëtare

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Kosova Times January 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë

Kosova Times Kosova Times June 8, 2025
Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit
Veshja mirditore – trashëgimia e një kulture që jeton edhe sot
Meloni zotohet për “rinisjen” e bashkëpunimit me Kinën
Milanoviqi njoftoi për pilotin ushtarak të cilin dyshon se spiunon për Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?