By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja vendosi sanksione ndaj radikalëve Radeta dhe Jojiq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > ShBA-ja vendosi sanksione ndaj radikalëve Radeta dhe Jojiq
Uncategorized

ShBA-ja vendosi sanksione ndaj radikalëve Radeta dhe Jojiq

Kosova Times
Last updated: 2023/01/27 at 8:34 PM
Kosova Times Published January 27, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vendosën sanksione ndaj anëtarëve të Partisë Radikale Serbe dhe ish-deputetëve të Kuvendit të Serbisë, Vjerica Radeta dhe Petar Jojiq, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit, më 27 janar.

“Radeta dhe Jojiq, derisa ishin deputetë të Parlamentit të Serbisë, korruptuan dhe frikësuan dëshmitarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), në mënyrë që ata të mos paraqisnin provat inkriminuese kundër liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Ned Price.

Gjithashtu, thuhet se sjellja e Radetës dhe Jojiqit pengoi procesin gjyqësor dhe për këtë arsye Tribunali i Hagës lëshoi fletarrest ndërkombëtar për ta. Kjo sjellje, siç thuhet, kërcënoi stabilitetin rajonal dhe ndikoi negativisht në interesat e ShBA-së.

Në deklaratë theksohet se vendimi i ShBA-së konfirmon “angazhimin në luftën kundër korrupsionit që dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të partnerëve dhe kufizon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve”.

Siç thuhet në deklaratë, ShBA-të mbështesin demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi dhe vazhdojnë të kërkojnë llogari për ata që keqpërdorin pushtetin publik për përfitime personale.

Siç thuhet, sanksionet përfshijnë edhe djalin e Petar Jojiqit, Gojko Jojiq. Sanksionet, siç u përmend, u vendosën sipas dispozitës 7031 të Ligjit për buxhet të Departamentit të Shtetit, i cili ndalon individët e sanksionuar të hyjnë në ShBA.

Në tetor 2012, Tribunali i Hagës akuzoi Petar Jojiqin dhe Vjerica Radetën se kishin ndikuar te dëshmitarët e prokurorisë në procesin gjyqësor në Hagë kundër liderit të partisë së tyre, Vojisllav Sheshel, duke i bindur ata përmes kërcënimeve, shantazheve dhe ryshfetit, të ndryshonin deklaratat e tyre ose të mos dëshmonin.

Që nga viti 2015, kur Gjykata e Hagës u dërgoi fletarrestin e parë, autoritetet serbe kanë refuzuar arrestimin e Jojiqit dhe Radetës dhe dërgimin e tyre në Hagë.

Në vitin 2016, Gjykata e Lartë në Beograd vendosi se nuk ka baza ligjore për arrestimin dhe dërgimin e radikalëve në Hagë, sepse ligji kombëtar për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës parashikon detyrimin për të ekstraduar vetëm ata të akuzuar për krime lufte dhe jo ata që akuzohen për mosrespektim të gjykatës.

Në të njëjtën kohë, Serbia shprehu gatishmërinë e saj për të gjykuar Jojiqin dhe Radetën në gjykatat vendore.

Ky interpretim u refuzua në mënyrë të përsëritur nga gjykata në Hagë, duke theksuar se Beogradi zyrtar, sipas të drejtës ndërkombëtare, por edhe sipas ligjit vendor, ka detyrimin të bashkëpunojë edhe për rastet e shpërfilljes së gjykatës, ashtu siç kishte bërë edhe më parë.

You Might Also Like

Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe

Çka ju tha juve Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku…

Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje

Kosova Times January 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prishtinë: Ultrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare

Kosova Times Kosova Times December 16, 2023
Vetëvendosja, vazhdim SHPRESE!
AKP miraton shpërndarjen e mjeteve të 20% për pesë ndërmarrje shoqërore
Serbia dhe “Gjeopolitika e Zgjedhjeve”: Ndërhyrja përmes financimit të serbëve në Kosovë
“Foden e ka ndjenjën e golit dhe asistimit”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?