By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Unë dhe Vuçiqi kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rama: Unë dhe Vuçiqi kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës
Rajon / Botë

Rama: Unë dhe Vuçiqi kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/01/28 at 8:36 PM
Kosova Times Published January 28, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se ka pikëpamje krejtësisht të ndryshme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për çështjen e Kosovës.

“Presidenti Vuçiq dhe unë kemi gjithmonë qëndrime shumë të forta, pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës, të cilën ai e quan Kosovë dhe Metohi. Për mua Kosova është shtet i lirë, demokratik, sovran. Mendoj se ndërkohë gjërat po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por po ecin”.

“Dikur nuk kemi pasur komunikim dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do të duhet kohë, do të duhet kohë, por kjo është në rregull”, tha Rama për televizionin malazez, “A plus”.

Kryeministri shqiptar foli edhe për deklaratën e presidentit Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur së fundmi në Davos.

“E lexova deklaratën e fundit të Presidentit Vuçiq nga Davosi dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por shprehu respekt”, komentoi Rama.

Sa i përket faktit që ka raporte të mira edhe me Vuçiqin edhe me Kurtin, përkundër marrëdhënieve të tensionuara reciproke, Rama tha se mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës ka shumë sulme.

“Dhe njerëzit më pyesin se si është e mundur kjo, por imagjinoni sikur të gjithë të shikonin bardhë e zi dhe të gjithë të mbanin pozicionet e tyre dhe askush të mos fliste me askënd. Gjërat nuk do të përmirësoheshin. Kështu që është gjithmonë më mirë të flisni me njerëz, përpiquni të kuptoni arsyet, paraqitni argumentet tuaja”, përfundoi Rama.

You Might Also Like

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kosova Times January 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rohde: Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE

Kosova Times Kosova Times June 13, 2024
Ilir Meta vazhdon pushimet në Valbonë me Bes Kallakun: E bëjmë jetë qejfi, e bëjmë jetë luksi
Digjet në rajonin e Moskës helikopteri Mi-24 shumë milionë dollarësh—Inteligjenca ukrainase ndan videon
Krim brenda familjes: Denoncojne gra dhe burra njeri tjetrin, vëllai thikë vëllait
Vjedhja në Luvër shkaktoi konflikte politike në Francë: Të djathtët radikalë fajësuan Macronin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?