By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vjenë: Ka një spiun të ri në qytet
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Tragjedia që e zgjoi shoqërinë në Serbi
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë
Rajon / Botë

Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/30 at 3:57 PM
Kosova Times Published January 30, 2023
Share
SHARE

Finlanda ende shpreson t’i bashkohet NATO-s së bashku me Suedinë, tha më 30 janar ministri i Jashtëm finlandez.

Këto deklarata Pekka Haavisto i bëri pavarësisht se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha gjatë fundjavës që shkoi se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.

“Dëshira jonë në Finlandë është ende që t’i bashkohemi NATO-s së bashku me Suedinë”, tha Haavisto, duke shtuar se “qëndrimi ynë vazhdon të jetë i njëjtë”.

Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.

Suedia ka diasporë më të madhe kurde sesa Finlanda dhe ka më shumë mospajtime me Ankaranë.

Ankaraja po ashtu ka shprehur zemërim për vendimin e policisë suedeze që të lejojë një protestë, ku një ekstremist i krahut të djathtë dogji një kopje të Kuranit para Ambasadës turke në Stokholm më herët gjatë këtij muaji.

Po ashtu, Turqia ka shprehur zemërim lidhur me vendimin e gjyqësorit suedez që nuk ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi pro-kurd që vari kokëposhtë një manekin që i ngjasonte Erdoganit para ndërtesës së një gjykate në Stokholm.

Erdogan të dielën bëri një dallim të qartë midis pozicioneve që kanë ndërmarrë Suedia dhe Finlanda muajve të fundit.

“Nëse është e nevojshme, ne mund të japim një përgjigje ndryshe, të përqendruar në Finlandë. Suedia do të tronditet kur ne të japim një përgjigje ndryshe për Finlandën”, tha Erdogan.

Por, Haavisto tha se ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij turk pas deklaratave të Erdoganit, duke treguar se ka refuzuar këtë opsion.

“Suedia është aleatja jonë më e ngushtë sa i përket mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Ende e shoh samitin e NATO-s në Vilnius në korrik si një hap të rëndësishëm, ku shpresoj që të dyja shtetet do të pranohen si anëtare të NATO-s”.

You Might Also Like

Vjenë: Ka një spiun të ri në qytet

SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë

Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025

Tragjedia që e zgjoi shoqërinë në Serbi

Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?

Kosova Times January 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Iran mban zgjedhjet e para pas protestave masive

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Zelensky njoftoi humbjen e 6 mijë ushtarëve nga Rusia gjatë ofensivës së Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut
Në Moskë filloi gjyqi i katër gazetarëve
Sinani: Presheva, qendër e mjeshtërve të shahut nga rajoni
Vendet baltike do të vendosin sanksione kundër atyre që janë përfshirë në shtypjen e protestave në Gjeorgji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?