By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NZZ: Diktatet në çështjen e Kosovës nuk funksionojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > NZZ: Diktatet në çështjen e Kosovës nuk funksionojnë
Lajme

NZZ: Diktatet në çështjen e Kosovës nuk funksionojnë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 12:25 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Me intensitet BE dhe SHBA duan t`i japin zgjidhje çështjes së Kosovës. Por në vend që të imponojë zgjidhje, perëndimi duhet të kërkojë propozime nga vetë palët në konflikt shkruan gazeta zvicerane, Neue Zürcher Zeitung.

 

Për analistin e Neue Zürcher Zeitung dhe njohës i çështjeve të Ballkanit, Andreas Ernst është mjaft pozitive që Perëndimi po e merr seriozisht zgjidhjen e çështjes së Kosovës aktualisht, duke pasur parasysh edhe luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Por megjithëse vlerësohet pozitivisht “kjo energji e re” nga BE dhe SHBA, ai shpreh dyshime për qasjen e duhur ndaj zgjidhjes së konfliktit edhe këto muaj. “Duket se ata edhe më tej vazhdojnë të mbajnë gjallë modelet e vjetra: ose gjërat zvarriten, ose zgjidhja diktohet.” Për NZZ propozimet aktuale që Serbia të sillet me Kosovën korrekte si me çdo fqinj, pa pasur nevojë ta njohë nga ana ndërkombëtare, dhe Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave Sebe nuk pranohen nga palët në konflikt. Kryeministri Kurti do njohje të menjëhershme dhe jo Asociacion, shkruan NZZ, kurse presidenti serb do Asociacionin dhe që gjërat e tjera të mos ndryshojnë.

“Në vend që të imponojë zgjidhjen, perëndimi duhet të ndërrojë strategji dhe të detyrojë palët në konflikt që të bëjnë propozimet e veta. Në këtë drejtim duhet të pyetet sidomos Beogadi. Vuçiqi flet prej vitesh për një kompomis historik mes serbëve dhe shqiptarëve. Por nuk ka thënë asnjëherë se si duhet të duket ky kompromis.” Sipas analistit, Andreas Ernst kjo do të funksiononte, vetëm nëse perëndimi është i hapur në mënyrë produktive për këto propozime. “Tani me zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të hiqet pengesa e fundit e madhe e viteve 90-të. Shanset për zgjidhje të konfliktit janë më të mëdha, nëse zgjidhjet vijnë nga vetë palët. Perëndimi duhet të këmbëngulë për dy gjëra në këtë rrugë (madje patundshëm): një jo absolute dhunës dhe legjitimim demokratik të rezultatit.”

Vëmendjen e mediave gjermanisht folëse e kanë tërhequr edhe deklaratat e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, në lidhje me Kosovën. Gazeta austriake “Kronen Zeitung” shkruan, se Milanoviç rregullisht del kundër sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë. Para reporterëve ai ka kritikuar dërgimin e tankeve luftarake nga Gjermania duke theksuar “se Krimeja nuk do të bëhet kurrë pjesë e Ukrainës”. Gazeta austriake nënvizon se “si arsye Milanoviç pëdor ‘rastin precedent’ Kosovën. ‘Ne e kemi aneksuar Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare edhe ne. Iu rrëmbye Kosovës me dhunë (…)nuk ishte anektim, ishte rrëmbim.” Krahasimet e përdorura nga Milanoviç kanë shkaktuar reagime të forta. Presidenti kroat nuk është në një linjë politike me qeverinë kroate me deklaratat e tij, sipas “Kronen Zeitung”.

You Might Also Like

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh

Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shoferët sllovakë bllokuan kalimin në kufirin me Ukrainën

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Mijëra njerëz protestojnë kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali
Muric në dyshim, ftohet Avdyli për miqësoren ndaj Norvegjisë
Parking falas për veturën e parë të regjistruar, komuna e Prishtinës miraton rregulloren
Barcelona vepër e vërtetë arti , plotë jetë, ngjyra, parqe dhe ushqim fantastik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?